Dy çmime ‘Glamour Awards’ për RitenRita Ora ishte në mesin e fituesve të mëdhenj të ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Glamour Awards”, e mbajtur në Londër.

Ylli i muzikës me prejardhje nga Kosova, në këtë ceremoni ka marrë dy çmime të rëndësishme, atë si Solo-artistja më e mirë dhe Personaliteti Televiziv i Vitit, përcjell “Zëri”.

Rita ishte e pranishme në këtë ceremoni, ku personalisht ka pranuar çmimet, ndërsa edhe këtë herë ajo ka shkëlqyer me veshjen e saj, duke u paraqitur me një fustan të gjatë me dantella dhe me një stil flokësh të bukur.

Në këtë ceremoni është shpërblyer edhe ish i dashuri i saj Calvin Harris, i cili është shpallur si “Mashkulli i vitit”, pastaj Ellie Goulding, Kaley Cuoco, Suki Waterhouse, Laura Trott, Felicity Jones, Gillian Anderson, Kerry Washington dhe Kate Hudson.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here