Dwayne Johnson i është bashkuar dramës “Snitch”, e cila flet për një burrë që tenton të shpëtojë djalin e tij që është burgosur pa të drejtë.

Aktori i filmit “Tooth Fairy” do të luajë rolin kryesor, karakteri i të cilët rrezikon gjithçka për të shpëtuar djalin e tij.

Skenarin e filmit e ka shkruar Justin Haythe, produksionin do ta bëjnë Gordon Gray dhe David Fanning, ndërsa regjinë do ta bëjë Ric Roman Waugh.

Dwayne, i cili e ka filluar karrierën si mundës profesionist me emrin “The Rock”, ka një numër të madh projektesh para vetes, duke përfshirë “Journey 2: The Mysterious Island” (ku luan bashkë me Vanessa Hudgens dhe Kristin Davis) dhe “Arabian Nights”, ku luan rolin e Sinbad.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here