Dustin Hoffman ka nënshkruar për të luajtur në filmin “Little Fockers”, në serinë e tretë të filmit “Meet the Parents”.

Hoffman, i cili ka shkruar edhe skenarin e “Meet the Parents”, kishte pasur mosmarrëveshje në fillim me Universal për marrëveshjen, por në fund ata janë pajtuar që ai ta riluaj rolin e tij “që nuk është edhe i ngjashëm më atë që ka luajtur më parë”, ka thënë një burim brenda produksionit për “Deadline”.

Burimi ka thënë se Hoffman, i cili luan rolin e dytë pranë gruas së tij Barbra Streisand, pasi që në rol kryesor paraqitet aktori Ben Stiller, do të paguhet më ditë për rolin e tij.

“Kështu do të paguhet më shumë pasi që dita e tij është më e shtrenjtë”, tha burimi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here