Eliza Dushku së bashku me koleget e saj Ellen Pompeo dhe Anna Faris, kanë ndihmuar në mbledhjen e më shumë se 1.6 milion dollarëve për një spital amerikan, duke marrë pjesë në një ecje bamirëse.

Aktoret e bukura, së bashku me Chris Evans dhe të dashurin e Elizës, Rick Fox, kanë përshkuar rrugët e Bostonit në Massachusetts të dielën, për ngjarjen bamirëse ‘NSTAR’s Walk for Children’s Hospital Boston’.

Ato ishin të shoqëruara nga pacientë, familje dhe miq të këtij spitali dhe paratë e grumbulluara, do të ndihmojnë në kërkime, kujdesin spitalor dhe programet shëndetësore për komunitetin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here