Festivali Nderkombetar i Filmit ne DurresU mbyll mbrëmë në Durrës Festivali Ndërkombëtar i Filmit, në të cilin konkuruan 18 krijime kinematografike nga shumë vende të botës.

Çmimin më të rëndesishëm te festivalit, “Gladiatori i artë” e mori filmi “La Pivelina”, ndërkohë që u ndanë edhe shtatë çmime të tjera për filmat dhe aktorët më të mirë.

I vetmi film shqiptar në këtë garë “Gjalle”, i regjisorit Artan Minarolli, u vlerësua me çmimin e jurisë.

Drejtoresha e festivalit, Daniela Varfi tha se organizimi i këtij festivali në Shqipëri është diçka më e rëndesishme se shpërndarja e çmimeve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here