Kirsten Dunst është zgjedhur në rolin e protagonistes në filmin e Lars Von Trier, “Melancholia”, një histori fantashkence e cila do xhirohet në fund të shtatorit në Suedi.

Fillimisht ishte folur se rolin e protagonistes do ta luante Penelope Cruz, por biondja hollivudiane ka arritur të bindë regjisorin danez. Në këtë film do të luajnë edhe Charlotte Gainsbourg, Kiefer Sutherland, Charlotte Rampling, Alexander Skarsgaard, Stellan Skarsgaard dhe Udo Kier.

Lamtumira e serisë së “Superman” i ka krijuar mundësi të reja Kirsten Dunst, e cila për momentin ndodhet në xhirimet e filmit “Upside Doën”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here