Këngëtarja uellsiane Duffy është ndarë nga dashuri i saj, ylli i ragbit Michael Phillips.

Krijuesja e hitit “Mercy” dhe Phillips filluan lidhjen në vitin 2009, ndërsa tani ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre si pasojë e mosmarrëveshjeve rreth mundësisë që Phillips të luajë në një ekip francez.

“Ata i kanë dhënë fund zyrtarisht, është pikëlluese, mirëpo gjërat kanë qenë të ç’orientuara në muajt e fundit”, ka thënë një burim për Daily Mirror. /telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here