Duda: Unë dhe Vali Corleone e ngritëm Getin në skenëI pyetur se si i ka punët me reperët e tjerë, konkretisht me Getin, ai me injorancë ka thënë se e cilëson si të tepërt në këtë botë dhe se nuk ka asnjë kontakt me të, ani pse bashkë me Valin e kanë ngitur në skenë për herë të parë.

“Me atë s’kam kurfar kontakti, as skam pas kurrë. Edhe pse në skenë e kena qit na, në Gilan për herë të parë para publikut, unë dhe Vali. Vali Corleone u kon reper në atë kohë”, ka thënë Duda.

Se përse e ka këtë mendim ‘negativ’ për Getin, reperin i cili aktualisht po qëndron të jetë shumë i dashur për publikun, ai është përgjigjur:

“Tipat si aj qe ja majn vetes nalt, qe majn kanun qe njihen vetjak une apsolutikisht si njoh”.

Duda gjithashtu ka folur edhe për Unikatilin të cilin e ka cilësuar si patriot të tepërt.

“Unikatili është patriot i tepërt. Duhet me ardh ma ngat venit dhe me bo poter. Është reper i mirë faktikisht në repin e vet por në faktet reale nuk osht kërka hiq”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here