Tash pasi që Mila Kunis dhe Ashton Kutcher janë në një lidhje dashurie, aktori është i gatshëm të krijoj familje.

Raportohet se ylli i “What’s happen in Vegas”, e ka pyetur të dashurën e tij 28 vjeqare nëse është e gatshme të lind fëmijë.

“Ashton ndjenë që ora biologjike po troket për të. Ai ka dëshiruar prej vitesh të kishte fëmijë, por ai dhe Demi nuk qenë me fat. Ndoshta për shkak të moshës së aktores”, ka thënë një burim për “Starmagazine”.

Tani kur ai është në lidhje me një vajzë më të re, Ashton ndjenë që ëndrra e tij mund të bëhet realitet.
“Ashton u ka thënë miqve të tij se është shumë i dashuruar dhe dëshiron të martohet me Mila-n”, ka vazhduar burimi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here