Ai do të mund ta ketë pasur një jetë të thjeshtë, por Robi Williams dëshiron që bija e tij të edukohet ndryshe konkretisht në një shkollë private.

Këngëtari 38 vjecar, u bë prind i një vajze, Theodora Rose, muajin e kaluar dhe padyshim se si cdo prind i përkushtuar, edhe ai dëshiron më të mirën për vajzën e tij.

Robi, kur kishte qenë i ri kishte bragtisur shkollën për t’iu bashkuar grupit “Take That” por, ai u shpreh se fëmija i tij duhet të jetë një artist me edukim të duhur.

“Mendoj së fëmijët artistë janë mjaftë të zgjuar, jo mendjemdhenjë dhe kanë mendime origjinale”, tha këngëtari.
Gjithashtu, ai u shpreh se kishte filluar të mësohej me të qenit prind qysh kur gruaja e tij, Ayda, mbeti shtatëzënë me Theodora-n.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here