Ajo është ndër këngëtaret më të njohura shqiptare që famën e saj e arriti në arenën ndërkombëtare.

Bëhet fjalë për këngëtaren Dua Lipa e cila përveç muzikës së saj është komentuar shumë edhe për jetën e saj private, transmeton Gazeta Express.

Ka kohë që këngëtarja shqiptare është në lidhje Paul Klein. Dyshja e njohur janë parë shpesh së bashku duke treguar se sa shumë dashurohen.

Por duket se angazhimet e shumta që kanë të dy kanë bërë që ata të jenë larg njëri-tjetrit.

E largësia ka bërë që Dua të ndjejë mungesën e të dashurit të saj.

Këtë e ka bëtë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi që ka bërë në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo ka publikuar disa momente intime teksa shihet me Paulin.

“Më mungon”, kishte lënë mbishkrim Dua.

Kujtojmë se çifti i njohur kohë më parë kanë qenë së bashku për pushime në Itali./Gazeta Express/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here