Dua Lipa e ka konfirmuar romancën e re.

Një javë pasi u nda na kuzhinieri, Isaac Carew, nisën thashethemet se Dua Lipa e ka nisur një lidhje të re dashurie.

Tashmë këngëtarja shqiptare vetëm se e ka konfirmuar lidhjen me Anwar Hadidin.

Bazuar në disa foto të cila po qarkullojnë në mediat e huaja, Dua shihet e lumtur në krahët e 20 vjeçarit i cili është vëllai i Gigi dhe Bella Hadid.

Sipas The Sun, këngëtarja u bë e afërt me modelin gjatë kohës së qëndrimit të saj në Los Angeles.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here