Dua Lipa në kopertinën e “Elle”Këngëtarja nga Kosova, Dua Lipa, e cila po cilësohet si pasuesja e Rita Orës, po i ngjit shkallët e karrierës me shpejtësi.

Ajo është vetëm 20 vjeçe dhe është kthyer në një nga këngëtaret më të preferuara në botë. Dua Lipa do të jetë në kopertinën e numrit të fundit të revistës prestigjoze, “Elle”, në muajin Janar.

Artistja, e cila jo vetëm këndon, por edhe shkruan tekste këngësh, ka treguar lumturinë e saj përmes një postimi të bërë në llogarinë e saj të
“Instagram”-it, ku shkruan: “Ohh erdhi edhe dita ime. Kjo është kopertina e muajit janar të revistës “Elle” në Amerikë dhe kjo jam unë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here