Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është larguar nga rrjeti social Twitter, për hir të shëndetit të saj mendor.

24-vjeçarja ka deklaruar se Twitter, e ka bërë të ndjehet jo krenare për arritjet e saj në muzikë.

“Kritika në internet mund të bëjë që të ndjehesh sikur nuk je i mirë aq sa duhet, kështu që unë isha nervoze. Në vend që të ndjeja diçka të mahnitshme, kjo më bëri të ndjeja se nuk ia vlen”, citohet të ketë thënë artistja shqiptare.

Dua Lipa gjithashtu u ka bërë thirrje fansave të saj që edhe ata të pauzojnë nga rrjetet sociale.

“Ndoshta ata duhet të bëjnë një hap prapa nga rrjetet sociale. Edhe kur nuk ishte në kulmin e negativitetit, këshillat e mia për fansat që ndjejnë ankth ishin të bënin një hap prapa. Këtë po bëj për vete”, citohet të ketë deklaruar më tej ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here