Dua Lipa koncert në Prishtinë më 9 gusht“Kemi kënaqësinë sot të lajmërojmë që koncerti i Dua Lipa do të mbahet me 9 gusht në Parkun e Gërmisë..

Kemi filluar me këtë koncert të Dua Lipës dhe po shpresoj që me këtë koncert të mbarë të nisim organizime të tilla të cilat Prishtinën e vendosin në harta kulturore të evenimenteve të tilla, pra shpresoj që Dua të jetë vetëm një hapje e koncerteve të tilla të këngëtarëve të njohur ndërkombëtar që do t’i sjellim në Prishtinë për publikun tonë.

Ne jemi shumë të kënaqur dhe të gëzuar që Komuna e Prishtinës është një ombrellë e këtij organizimi”, tha Ahmeti.

Babai i Dua Lipas, Dukagjin Lipa, njëherit edhe drejtor Ekzekutiv – Republika Communications, në një konferencë për media të mbajtur sot bëri të ditura edhe detajet e koncerti të Duas.

Dua Lipa koncert në Prishtinë më 9 gusht

Lipa tregoi që të gjitha të hyrat materiale do të shkojnë në fondacionin ‘SannyHill’, i cili fondacion është regjistruar nën patronatin e vetë Dua Lipas.

“Kam kënaqësi të veçantë për anoncimin e parë të koncertit të Duas që po bëhet në vendlindjen time në Prishtinë, ku edhe ajo e ndien vetën shumë prishtinase, për atë e kemi edhe një ekstra detyrë për organizimin sa më të mirë të këtij koncerti…ky koncert është koncert i bamirësisë, do të thotë kërkesa e Duas ka qenë që të gjitha të hyrat materiale, si prej shitjes së biletave, sponsorëve, e donatorëve të ndryshëm do të shkojnë në fondacion të bamirësisë, i cili ky fondacion është regjistruar nën patronatin e Duas që quhet SannyHill Fondunation”, tregoi Lipa.

Por Dukagjin Lipa ka treguar edhe për çmimet e biletave, ku një biletë më afër skenës do të kushtojnë 15 euro, ndërsa më larg do të kushtojnë 10 euro.

Sipas tij, këto vlera janë bërë minimale, për arsyeje të kushteve kosovare.

“Biletat i kemi vendosur të kemi një çmim minimal për një koncert të tillë, shkojmë me një përqindje shumë më të ulët se sa që janë biletat në rajon, biletat kanë me qenë 15 euro për biletat fanpit, edhe 10 euro do të jetë e zakonshme….kemi menduar që është çmimi i ulët mirëpo qëllimi është që bash për shkak që është çështje bamirësie ne po kemi dëshirë me ofru sa më shumë mundësi të gjithë Kosovës me ardhë në Prishtinë, me pa një koncert, dhe nëse ne do të vendosim një çmim evropian atëherë do të jetë e pakapshme për kushtet kosovare, fatkeqësisht”, tha Lipa.

Veç Komunës së Prishtinës e cila do të jetë nikoqire, sponsor gjeneral i këtij koncerti do të jetë edhe “Birra Peja”.

Ernest Jusufi – drejtor Ekzekutiv “Birra Peja”, tha se bashkë me Komunën e Prishtinës janë munduar që të aranzhojnë evente të ndryshme që qytetari i Kosovës sado pak të kënaqet dhe të ketë një jetë pak a shumë sociale.

“Ne së bashku me Komunën e Prishtinës jemi munduar që të aranzhojmë evente të ndryshme që qytetari i Kosovës sado pak të kënaqet dhe të ketë një jetë pak a shumë sociale të cilën e meriton. Ne do të jemi sponsor gjeneral i këtij koncerti bashkë më Komunën e Prishtinës’, tha Jusufi.

Përfitimet e mbledhura nga koncerti i Dua Lipas do të publikohen pas dy jave.

Ndryshe, Dua Lipa do të qëndrojë në Kosovë deri me 10 gusht.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here