Dua Lipa feston ditëlindjenKëngëtarja nga Prishtina, tashmë me famë botërore, Dua Lipa feston sot ditëlindjen.

Dua ka postuar një video në llogarinë e saj në Instagram, kur ishte pesë vjeçare, duke shkruar: “Sot 21 vjeçare dhe ende duke vepruar njëjtë sikur në moshën 5 vjeçare”.

Lipa më tutje ka falënderuar të gjithë ata që i kanë dërguar mesazhe urimi duke thënë se ky vit ka qenë i veçantë dhe i paharrueshëm.

Kujtojmë që Dua ditë më parë ishte në Prishtinë, me ç’rast ka mbajtur për herë të parë një koncert në parkun e Gërmisë në kuadër të fondacionit Sunny Hill.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here