Dua Lipa ka bërë të ditur lajmin se kënga e saj e fundit “Be The One” ka depërtuar mirë edhe në tregun gjerman.Ajo ka treguar se kënga është në pozitën e nëntë aktualisht në Gjermani, duke qenë kështu në mesin e 10 këngëve më të dëgjuara.
Afër saj gjendet edhe një krijim i Justin Bieber, ndërsa këngët tjera vijnë nga këngëtarë më pak të njohur.
Së fundmi, Dua ishte në mesin e garuesve kryesorë për shpërblimin “Sound of 2016”, që ndahet nga transmetuesi publik britanik.