Dua Lipa e para në BullgariNjë ndër mediet më prestigjioze në botë BBC, nuk kishte se si të gabonte kur listoi yllin në ngjitje me origjinë nga Kosova, Dua Lipën ndër zërat e vitit 2016.

Ky vit ka nisur në mënyrë perfekte për Duan e cila nuk po ndalet me koncerte nëpër Europë.
Pëlqyeshmëria ndaj saj nuk është kufizuar vetëm në Britani të Madhe apo SHBA por edhe në shtete si Bullgaria.

Përdoruesit e aplikacionit Shazam nga ky shtet, kanë zgjedhur ‘Be the One’ si këngën kryesuese më të preferuar të tyre që më pas ka zënë vend në ballinën e këtij aplikacioni.

Duket se kryesimi në Billboard dhe top lista tjera prestigjioze për Duan është thjesht çështje kohe … /Prive/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here