E mrekullueshmja Dua Lipa vazhdon të jetë ndër artistet më të nominuara në ceremonitë shpërblyese të muzikës.

E radhës është ngjarja e përvitshme “iHeartRadio Music Award”, ku këngëtarja me prejardhje nga Kosova ka arritur t’i fitojë 4 nominime në kategoritë: “Artistja më e mirë e vitit”, “Kënga më e mirë e vitit” për hitin e saj “Don’t Start Now”, “Teksi më i mirë” dhe “Videoklipi më i mirë”, po ashtu për këngën “Don’t Start Now”.

Me më së shumti nominime për çmimet “iHeartRadio Music”, sivjet po kryeson ylli kanadez i muzikës, The Weeknd, me tetë sosh. Pas tij renditen Meghan Thee Stallion, Roddy Rich, Harry Styles, Justin Bieber, Post Malone dhe të tjerë.

Ceremonia e ndarjes së këtyre shpërblimeve mbahet live më 27 maj në teatrin “Dolby” të Los Angelesit, ndërsa ngjarja do të transmetohet në kanalin “Fox”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here