Dua Lipa e ‘kall’ Berlinin Këngëtarja shqiptare, që karrierën e ka filluar në Britani të Madhe, ka mbajtur një koncert në Berlin të Gjermanisë.

Dua  është bërë hit me këngën më të re “Be the one”, që pushtoi jo vetëm mediet shqiptare.

Ajo ka mbetur e befasuar me interesimin e madh që kanë treguar berlinezët, pasi që publiku ka kënduar së bashku me këngëtaren këngët e saj.

“Duartrokitje për Berlinin. Ju dua shumë. Nuk mund të besoj se kënduat këngët e mia. Momenti i pabesueshëm në jetën time”, ka shkruar me këtë rast Dua në Instagram. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here