Ka arritur në Kosovë, këngëtarja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa e cila tashmë po shijon sukses të madh nëpër botë, njofton Klan Kosova.
Lipa pas 4 vitesh është kthyer në Kosovë për të mbajtur koncertin e saj humanitarë në Parkun e Gërmisë me date 9 Gusht.
Të gjitha të hyrat e biletave do të shkojnë për Sunny Hill Foundation, fondacionin e themeluar nga Dua Lipa për t’i ndihmuar të rinjtë e Prishtinës dhe Kosovës, veçanërisht në sferën e artit dhe kulturës.
Deri me tani janë shitur më shume se 50% e biletave.