Edhe këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, i është krijuar një skulpturë prej dylli në muzeun e famshëm “Madame Tussauds” në Londër.

Dua Lipa e ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në Instagram, ku edhe u fotografua pranë figurës së saj.

Në këtë muze, gjenden skulpturat e yjeve me famë botërore, ndërsa tani figura e saj gjendet krah tyre.

Këngëtarja ishte e pranishme në ceremoninë private ku edhe u zbulua figura e saj.

Kujtojmë që Dua Lipa së fundi është shpallur “Artistja më e mirë e re” në “Grammy” dhe po ashtu fitoi në kategorinë “Kënga më e mirë në zhanrin dance”.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/roze/dua-behet-statuje-prej-dylli-627189/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here