Njëri prej anëtarëve të grupit The Bloody Alboz, Dryton Deqanasi, pas pjesëmarrjes së tij në disa albume me reperin shqiptar që jeton në SHBA, Rebel a.K.a UniKKatilk, ka filluar përgatitjen e albumit te tij.

Tani Dryton, emri i vërtetë i të cilit është Driton Lokaj, thotë se tani ka filluar të mendojë më seriozisht për karrierën e tij duke realizuar edhe një album të ri.

“Pas suksesit dhe bashkëpunimit me ‘Kanuni i Katilit’ filloova të merrem më seriozisht me karrierën time, përderisa për herë të parë paraqitem në koncertin e UniKKatilit në shtatë mars 2009 në Zvicër, në të cilin isha edhe i ftuar special”, thotë ai për Rozë.

Sipas tij, në vitin 2010 pritet që të bëj një album me 12 këngë, në të cilin do të ketë edhe një video të punuar nga një produksion zviceran, përderisa në këtë këngë mysafirë specialë do të jenë anëtarët e TBA-së, UniKKatil, Milot, Presioni,etj./Express/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here