Droni e përgjak Enrique Iglesiasin Këngëtari spanjoll, Enrique Iglesias, i ka lënduar gishtat e dorës gjatë një koncerti në Meksikë. Në përpjekje që të kapte një dron që po xhironte dhe fotografonte gjatë koncertit, 40-vjeçari i ka lënduar dy gishtat e dorës së djathtë që filluan të gjakosnin.

“Diçka shkoi keq dhe ai pësoi një aksident”, ka shkruar në Instagram një përfaqësues i këngëtarit.
Iglesias vazhdoi me performancën deri në fund të koncertit (gjysmë orë pas lëndimit) dhe më pas shkoi në Los Angeles për të vizituar një mjek.

Fotografitë e publikuara në rrjetet sociale e shfaqin këngëtarin me dorë të lidhur dhe të përgjakur. Po ashtu, gjaku shihet edhe në bluzën e tij. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here