Driton Jakaj këngëtari që këndon 100 përqind liveDriton Jakaj nuk këndon prej sot. Ai, muzikën e ka në gjak dhe e ka nisur qysh në rininë e hershme. Driton Jakaj, dikur këndonte këngë folklorike, për çka edhe u bë i njohur në periudhen e paraluftës në Kosovë.

Jakaj ka ndryshuar ndër vite. Këngëtari sot ka një mori këngësh, që dëgjohen e pëlqehen. Jakaj nuk kufizohet ne zhanre, dikur ka kënduar muzikë folklorike, më pas popullore e tani i këndon të gjitha. Ai shquhet për këndimin live, kjo e ka bërë edhe shumë të angazhuar aty ku mëzika këndohet gjallë, me shpirtë, në mbrëmje, dasma e ahengje.

Jakaj së shpejti vjen me dy këngë të reja, njëra prej të cilave do të vizualizohet me videoklip.

Njëra këngë është punuar nga Dj Cimi, ndërkaq tjetra nga kompozitori Kujtim Shala. Tekstet janë shkruar nga tekstshkruesi Arton Ramadani.

Driton Jakaj premton se do të jëtë aktiv në prezantimin e këngëve dhe videoklipeve atraktive.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here