33Duket se ethet e derbit më të madh kosovar i kanë kapluar shumë tifozë anembanë Kosovës.

Edhe Fatmir Spahiu do të jetë i pranishëm në shkallët e stadiumit të qytetit të Gjilanit për të ndjekur takimin mes Dritës dhe Gjilanit.

Madje, aktori më mirë i njohur prej serialit ‘Kafeneja Jonë’ si ‘Oki’, ka dhënë edhe parashikimin rreth fituesit së këtij ballafaqimi.

“Sot Drita po fiton! Mos thoni se kem ditë, jo andej jo këndej! A për pune të atmosferës edhe ajo punë dihet. DRITA jem, loqka jem!”, ka shkruar në llogarinë personale në Facebook, Spahiu.
22Kujtojmë se takimi pritet të fillojë në ora 15:00, ndërsa të pranishëm do të jenë edhe shumë zyrtarë të Federatës së Futbollit të Kosovës. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here