Drenusha Latifi gjatë një interviste për Telegrafi.com thotë se vendi më i përkryer për të bërë dashuri me të dashurin e saj do të ishte një shtëpi me oxhak të ndezur në mal.

“Nuk e zgjedh vendin, mirëpo preferoj enterierin! Domethënë brenda katër mureve.

Nata perfekte me të dashurin është në një shtëpizë në mal. Oxhaku i ndezur…Ehhhh, lëre mos më pyet më”, ka thënë bukuroshja.

Modelja dhe këngëtarja kosovare po ashtu thotë mashkulli i saj i ëndrrave duhet të jetë i veçantë, i sinqertë, i kujdesshëm dhe ta kuptojë atë në çdo çast.

Duhet patjetër të jetë interesant dhe i veçantë, i sinqertë, i kujdesshëm, gazmor, i fuqishëm dhe i butë, të më kuptojë në çdo çast dhe, gjithsesi, të posedojë energji e cila mua më bën të ndihem mirë.

Duhet të jetë stabil, të ketë vetëdije reale për veten dhe për botën dhe të jetë i vetëdijshëm që çdo ditë duhet të më bëjë për vete”, ka thënë më tej Drenusha.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here