Ka disa kohë që këngëtarja Drenusha Latifi nuk është shfaqur në ndonjë festival, kjo për faktin se pjesa dërmuese e tyre, sipas saj, nuk i vlerësojnë këngëtarët më të mirë me çmime.

Pavarësisht kësaj bindjeje, ajo tanimë ka vendosur të jetë pjesë e festivalit “Kënga Magjike”, pasi ky është festivali “më cilësor që zhvillohet në trojet shqiptare”.

“Është hera e dytë që marr pjesë në këtë festival, por ka kaluar kohë e gjatë që kur kam vendosur të mos jem pjesë e tyre. Tani pas një kohe të gjatë u riktheva përsëri po në të njëjtin festival, për shkak se vetëm ky më duket më i mirë dhe më i vlerësuar se sa të tjerët. Në pjesën dërmuese të festivaleve mbretëron njohja dhe blerja e çmimeve dhe kështu që nuk ia vlen të marrësh pjesë. Ndërsa për mua ‘Kënga Magjike’ vazhdon të mbetet festivali më prestigjioz”, është shprehur Drenusha.

Në këtë festival Drenusha do të paraqitet me një këngë të re, tekstin e së cilës është duke e punuar Big Basta, ndërsa kompozimin dhe orkestrimin do ta realizojë Florent Boshnjaku. Sipas Drenushës, pjesëmarrja në këtë festival është mjaft domethënëse sepse përveç performancës ajo arrin të promovojë edhe një projekt të ri muzikor, raporton Standard.

“Të them të drejtën nuk po hyj në festival për të rrëmbyer ndonjë çmim, por vetëm për të përmbushur kërkesat e adhuruesve të mi dhe për të promovuar edhe një projekt të ri. Uroj që çdo gjë të shkojë në suaza të normales”, ka thënë bukuroshja./Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here