Drenusha Latifi këto ditë ka realizuar këngën e saj më të re “Aspak”.

Ajo në një bisedë të shkurtër për Telegrafi.com ka treguar se është ndarë shumë e kënaqur me këngën dhe klipin, i cili pritet së shpejti të lansohet në televizionet tona.

“Këto ditë kam realizuar videoklipin e këngës ‘Aspak’. Për tekstin është përkujdesur Arsim Bunjaku, ndërsa kompozimin Florent Boshnjaku. Klipi është bërë nga produksioni ‘Urban Graphics’. Jam ndarë shumë e kënaqur me punën e tyre dhe shpresoj që do të pëlqehet”, ka thënë Latifi.

Drenusha gjithashtu ka bërë të ditur që nuk do të ndalet me kaq. Ajo së shpejti do të publikojë edhe një këngë tjetër, të cilës po ashtu do t’i realizojë klip.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here