Këngëtarja Drenusha Latifi këto ditë është shumë e angazhuar rreth muzikës. Ajo është duke u përgatitur për këngën e saj më të re.
Në një bisedë për Telegrafi, Drenusha ka treguar që kënga e saj e radhës titullohet “Pasoja dashurie” dhe së shpejti do të publikohet edhe me vidoklip.
“Kënga titullohet ‘Pasoja dashurie’ me tekst dhe muzikë të Ilir Beranit. Po ashtu xhirimet e klipit kanë mbaruar në Vlorë me produksionin Urban Graphics nga Gjilani. Së shpejti adhuruesit e mi do të kenë mundësi ta shohin një pjesë prej 20 sekondash të klipit, ndërsa videoklipi do të lansohet me 15 qershor”, ka pohuar këngëtarja