Vetëm pak ditë më parë në statusin e “Facebook”-ut të këngëtares bukuroshe Drenusha Latifi, ishte shkruar “with special person”, në shqip i bie “me një person shumë të veçantë”, ne u munduam të dinim diçka më shumë dhe mësuam nga vetë këngëtarja që tashmë ka gjetur njeriun e saj të zemrës, që e do edhe pak të mbetet pa emër.

Drenusha ka qenë për ta festuar këtë lidhje në Monako, Monte Karlo dhe në Kanë me personin e saj special.

Gjithashtu, disa dhurata që këngëtarja i ka postuar në Facebook-un e saj, janë dhuruar nga i dashuri i saj, ku shihet një unazë ari e stilit mbretëror dhe një qafore dhe një palë vëthë diamanti.

Ne urojmë që kjo lidhje të zgjasë sa dashuria e tyre e madhe që dëgjuam që është, ndërsa vajza nuk e ka harruar muzikën, ajo pas dy javësh do të sjellë një klip të një këngë të re me titull “Future love”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here