Siç kemi thënë edhe pak ditë më parë, këngëtarja Drenusha Latifi po e kalon shumë mirë kohën në Amerikë.

Madje, ia kishim qëlluar në takimin dhe miqësinë me fotografin e njohur Fadil Berisha, pasi ajo ka realizuar një set fotografish, ku bukuroshja është shndërruar sipas kësaj fotoje si aktorja e madhe Sofia Loren.

Ndërsa, mikesha e saj, këngëtarja tjetër, Valza Bajra, dhe ajo do të ketë një set fotografik nga duart e fotografin të njohur, por nuk e dimë se në çfarë personazhi do të shndërrohet.

Edhe këtë vit në prag të Krishtlindjeve fotografi me famë botërore ka organizuar një mbrëmje, në të cilën kanë qenë të ftuar pothuajse të gjitha bukuroshet e Amerikës, si ‘Miss USA’, ‘Miss Teen’ etj.

Ndërsa, bukuroshes kosovare urojmë të mos i ndryshojë mendja që t’i hyjë aktrimit, pasi besoj se nga ky transformim artistik në këtë foto, falë duarve të Fadil Berishës, edhe vetë ajo është çuditur. M. GJ.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here