Javën e kaluar mediat në Tiranë raportuan se Dren Abazi është në një lidhje dashurie me aktoren Olta Gixhari.

Dyshohet që të dy janë parë të kenë dalë nga një klub nate ku kanë konsumuar alkool deri në orët e mëngjesit dhe më pastaj dëshmitarët i kanë parë duke shkëmbyer puthje në mes të rrugës. Por, këtë ai e ka mohuar kategorikisht në një bisedë për revistën “Paloma”.

“Nuk kuptoj si shpikin gjëra krejtësisht të paqena… Unë Oltën as nuk e njoh, jo më të kam një marrëdhënie me të. U lodha me sajesa të tilla”, ka thënë Dreni duke premtuar që herën tjetër do marrë masa ndaj gazetarëve që shpikin lajme për të.

Kohë më parë, po ashtu është shkruar për një lidhje mes tij dhe Armina Mevlanit, e që më vonë është mohuar nga Dreni.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here