Ai është shumë i pëlqyer nga vajzat, jo vetëm si një talent i vërtetë në muzikë, jo vetëm për zërin e ëmbël dhe suksesin që ka, por edhe për paraqitjen.

Fanset janë shumë të tërhequra nga Dren Abazi dhe sigurisht, sedra e këtij të fundit ndihet paksa e përkëdhelur sidomos kohët e fundit.

Ja tek mbërrin një lajm vërtet interesant për këngëtarin Dren Abazi i shoqëruar edhe me fotot përkatëse të cilat ju tashmë arrini t’i shihni me përpikmëri të plotë.

Gjithçka është filmuar nga kamerat e emisionit ‘Pasdite në Top Channel’, ku Dreni shfaqet përgjatë gjithë ditës i shoqëruar.

Dhe ajo që tingëllon më interesante është fakti se nuk bëhet fjalë për një vajzë të vetme, për të cilën ne mund të arrinim edhe në përfundimin se mund të ishte e dashura e tij e zemrës, padyshim duke vërejtur sjelljet me detaje. Në momente të ndryshme të kohës, Dren Abazi shfaqet me tre vajza të ndryshe. Pra, herë me një, e herë me një tjetër.

Ajo që tashmë bëhet e komplikuar për në është: cila nga vajzat është ajo që Dreni preferon, apo më mirë të themi, cila nga këto tre vajza është e dashura e Dren Abazit? Ndoshta këtë përgjigje nuk e ka as ai vetë, dhe nuk e vret mendjen por i përkushtohet kohës dhe momentit dhe kalon çaste të bukura, nën shoqërinë e një femre, kushdo qoftë ajo.

Suksesi i fundit i Dren Abazit është bashkëpunimi me këngëtaren e njohur Anjeza Shahini, në një këngë që mban titullin ‘Ti dhe Unë’, pjesëmarrëse në ‘Top Fest’ e që u pëlqye jo pak nga publiku./Bluetooth/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here