Drake kërcënohet nga ISIS-iSipas uebsajtit islamik “Izaha.com”, Drake thuhet se kohët e fundit ka marrë kërcënime nga grupi terrorist ISIS, pasi ai dyshohet se gjatë koncertit të tij të fundit në Londër, “Hotline Bling”, i ka thënë katër vajzave myslimane për t’i hequr shamitë e tyre pasi duken më të bukura pa to, transmeton “Zeri.info”.

Para performancës ai ua ka kërkuar disa të pranishmëve, të cilët thuhen se kanë qenë të besimit islam, të heqin shallin me të cilin ishin mbuluar duke u drejtuar me fjalët: “Mund të keni vapë me atë shall, ndaj ndoshta do të donit që ta hiqnit”.

Përmes një shkrimi në “Instagram”, Drake ua ka sqaruar të gjithëve se nuk kishte për qëllim të ofendonte askënd, nuk donte të ishte i pasjellshëm dhe se gjithmonë përpiqet që t’i mbyllë shfaqjet e tij me dashuri dhe unitet.

“Unë gjithnjë i mbyll shfaqjet e mia me dashuri, por po përdorem nga mediet false duke u akuzuar se nuk i respektoj myslimanët dhe kjo është shkatërruese për mua. Në paraqitjen time në ‘O2’ në Londër unë iu drejtova katër grave të cilat kishin veshur një xhaketë dhe një shall. Bëra një koment lidhur me heqjen e shallit sepse unë zakonisht bëj batuta me fansat e mi. Unë e di se çfarë janë ‘hijab’- veshja e islamëve, dhe kurrë nuk do të bëja një koment të tillë kaq të pasjellshëm ndaj dikujt që e vesh atë”, është shprehur Drake.

Para performancës ai ua ka kërkuar disa të pranishmëve, të cilët thuhen se kanë qenë të besimit islam, të heqin shallin me të cilin ishin mbuluar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here