Dorina Leka është konkurrentja e parë shqiptare, e cila do të marrë pjesë në Reality Show “X Factor”, i rrjetit italian “Rai 2”, një format televiziv që vë në garë këngëtarët e rinj.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e Triestes, ku artistja 24 vjeçare jeton prej vitesh.

“Një zë me ndjeshmëri të madhe që dridhet në ritmet e muzikës. Shpirti i rokut, shpirti i saj rebel dhe mosha e re, u morr fillimisht me skepticizëm…”, shkruan e përditshmja italiane “Il Piccolo” për artisten shqiptare.

Dorina Leka, 24 vjeç, ka sudiuar në Itali për pianoforte, por ka edhe një zë me ndjeshmëri të madhe. Ajo vjen në këtë edicion të katërt të “X Factor” si “gjetje” e Anna Tatangelos, një nga pjesëtaret e jurisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here