Dorëza e Michael JacksonVlera e dorëzës së ish mbretit të pop-it, Michael Jackson ka arritur në qiell.

Gjatë ankandit të zhvilluar në Hard Rock Cafe të Manhattanit, dorëza e veshur nga këngëtari gjatë vallëzimit të parë Moonwalk është shitur për 350 mijë dollarë. Blerësi anonim duhet të paguajë plot 420 mijë dollarë, pasi në çmim futet edhe komisioni.

Ndërkohë, veshja e Jacko gjatë koncertit në Apollo Theatre të New Yorkut është shitur për 170 mijë dollarë. Të hollat e shitjeve do të shkojnë për shoqatën “MusiCares”, e cila ndihmon muzikantët në vështirësi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here