Donika Krasniqi pjesë e  videoklipit të Sebalter Donika Krasniqi është protagonistja kryesore e videoklipit “Shadows” të këngëtarit Sebalter.

Sebalter është një këngëtar i njohur zviceran, i cili në vitin 2014 e përfaqësoi vendin e tij në Eurovisionin e zhvilluar në Kopenhagë me këngën “Hunter of Stars”.

Nga ana tjetër, të gjithë kemi dëgjuar për modelen shqiptare, e cila është angazhuar nga disa kompani të modës, jo vetëm në Zvicër, por edhe në vendet tjera evropiane.

Ajo nuk arriti të realizojë synimin për t’u bërë “Miss Zvicra” vitin e kaluar, por ëndrra e saj për të pushtuar pistat e modës botërore ende vazhdon. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here