Edhe pse jeton larg Kosovës, Donika dëshiron që karrierën e saj muzikore ta ushtrojë në mëmëdheun e saj. Disa muaj më parë ajo promovoi këngën e saj të parë në gjuhën angleze “Tonight is the Night”, që e ka përgatitur në Suedi dhe këtë këngë ajo e lancoi bashkë me videoklip.

Tani Donika thotë se shumë shpejt kjo këngë do ta ketë versionin në gjuhën shqipe. “Kënga “Tonight is the Night” pritet që së shpejti të lancohet edhe në gjuhën shqipe.

Shpresoj që publiku kosovar ta mirëpres këtë projekt timin”, ka thënë ajo për “Zëri”. Donika për këtë fundvit ka planifikuar t’i realizojë edhe disa projekte të reja muzikore, me të cilat do ta përmbyllë këtë vit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here