Ka nisur këtë të shtunë sezoni i tretë i emisionit ‘Shiko kush Luan” nën autorësinë dhe moderimin e Luana Vjollcës.

Mes të ftuarve VIP, argëtimit dhe pyetjeve me spec, ka tërhequr vëmendjen reagimi i Luanës në momentin që pyetet për rrogën e saj.

Në lojën “Ndaje ose haje”, të ftuarit kishin në tryezë ëmbëlsira të cilat do t’i plaseshin në fytyrë në rast se nuk do të pranonin të përgjigjeshin. Pjesmmarëse në lojë ka qenë edhe vetë Luana, e cila është pyetur nga Lumi B se sa e ka rrogën në “Shiko kush Luan”.

E nëse po prisni të dëgjoni shifrën, kjo nuk do të ndodhë!

Luana pranon më mirë të përplas në fytyrë një tortë sesa të tregojë shifrën me të cilën paguhet për emisionin e saj në Top Channel.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here