Fotografitë shokuese nudo të Kate Middleton, të cilat janë bërë nga një largësi e konsiderueshme përderisa ajo ishte në Francë, vazhdojnë të jenë në ballinat e shumë mediave.

Shumica e njerëzve përreth botës, kanë qenë të mendimit se ato fotografi nuk është dashur të publikohen.

Por Donald Trump nuk është “shumica e njerëzve”.

Ai ka thënë se ka qenë faji i Kate Middleton dhe tani natyrisht se “njerëzit provojnë të bëjnë pak para nga pakujdesia e saj”.

“Kate Middleton është e mrekullueshme, por është dashur të ketë kujdes kur është paraqitur nudo”, ka thënë veç tjerash Trump.

Ai ka shkuar edhe më tej duke thënë se kjo është gjëja më budallaqe që ka parë dhe dëgjuar ndonjëherë.

“Pse ajo duhej të qëndronte nudo në një pishinë. Ajo është Kate. Është e tmerrshme të marrësh një foto të tillë nga ajo, por djem, si mund të bënte diçka kaq budallaqe”, ka thënë ai./

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here