Këngëtari i njohur latino-amerikan El Rey i cili njihet më së shumti si Don Omar, më datë 7 mars 2012 do të jetë në Tiranë për një koncert.

Bëhet e ditur se Don Omar do të interpretojë disa nga këngët më të mira të tij, në Venue Club në Tiranë.

Kjo është hera e dytë që Don Omar vjen në Tiranë, verën e kaluar në muajin gusht, Don Omar dha një tjetër koncert në Gjirin e Lalzit.

Ndër këngët e tij më të njohura janë Dale don Dale, si dhe Danza Kuduro. Këngëtari para pak kohësh ka publikuar këngën e tij më të re “Taboo”. Ndërsa karrierën si këngëtar e ka filluar duke publikuar albumin e tij të parë, “The Last Don” në vitin 2003.

Tre vjet më vonë ai realizoi albumin e dytë “King Of Kings”. Në të njëjtin interval kohe, në vitin 2009 Don Omar publikoi të tretin album në radhë, “iDON”. Një vit më vonë del në dritë albumi i 4, “Meet the Orphans”. I lindur më 10 shkurt 1978 në Puerto Riko, përveçse këngëtar, Don Omar është edhe aktor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here