Don Arbas, është njëri ndër këngëtarët e rrallë të estradës sonë që shumë pak punon për veten. Puna e shumtë që e bën për kolegët e tij, bën që pak të mendojë për veten.

Pjesa dërrmuese e këngëtarëve tanë realizojnë këngë nga Don Arbasi.Angazhimet e tij për të tjerët nuk mungojnë as tani, mirëpo ai ka gjetur një kohë të shkurtër për ta realizuar një këngë solo që do ta lansojë brenda një kohe të shkurtër.

“Edhe pse jam duke punuar këngë për disa nga këngëtarët tanë, mendoj të realizoj një këngë timen, me të cilën do të paraqitem solo”, ka thënë ai për “Zërin”. Sipas Don Arbasit, kënga do të jetë e stilit të tij, do ta realizojë të tërën vetë dhe këngës, thotë se, do t’i paraprijë edhe videoklipi.

“Këngën nuk e kam emëruar ende, do të lansohet bashkë me klip të cilin do ta punoj me produksionin ‘Max Produktion’”, shton ai.

Don Arbasi momentalisht është i angazhuar me realizimin e albumit të Kaltrina Selimit, pastaj është duke përgatitur këngë edhe për Ingrid Gjonin, Dafina Zeqirin, Lockon, etj. Bashkëpunimi dhe angazhimi i madh në punë ka bërë që kolegët e tij të kenë suksese në këngët e punuara nga Don Arbas.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here