Domenika Caushaj ose siç e njohin të gjithë Domi e “Big Brother” po përgatitet t’i futet seriozisht rrugës së artit. Ajo tashmë është bërë pjesë e spektaklit italian duke u angazhuar si skenografe në një prej studiove skenografike më të famshme italiane.

Domi është bërë pjesë e “Scenografia International” ku drejtori artistik është Roberto Ciambrone.

Domi po bashkëpunon për realizimin e skenës “Ballando con le Stelle”, një format televiziv shumë i ndjekur për publikun italian. Domi do t’i jap studios kreativitet, grintën që e karakterizon-thotë drejtori Roberto Ciambrone. Ciambrone është titullari dhe drejtori artistik i La Scenografia(Skenografia), një sipërmarrje romane që punon në më shumë se 20 vjet në fushën e artit skenik dhe te gjithave aktivitetet me të paralel.

“Puna jonë-, na shpjegon Ciambrone, “lind nga dëshira për të përballuar një sjellje origjinale dhe të re në punën e skenografisë. Kemi kërkuar të dalim nga koordinatat tradicionale, duke preferuar një afrim të projektit dhe krijimin e tij ditë pas dite, i cili rrjedh nga një vizion modern për të ngritur skenën.

Një kast teknikësh, njerëz profesionistë midis, arkitektë, skenografë, piktorë, skulptorë, projektues grafik, teknikë dhe dekorator, ndjekin realizimin deri në dorëzimin dhe instalimin e strukturës. E jona është një organizatë me ‘shërbim të plotë’,në gjendje të zgjidh çfarëdo problemi kreativ dhe teknik me një shpejtësi kryerje të garantuar nga prania e ‘një vendi’ nga persona me eksperiencë nga më të ndryshmet dhe nga mjete teknike më të fundit”.

Me një strukturë të tillë La Scenografia(Skenografia) është e aftë të realizoj skenografi të kompletuara, modele në shkallë, serigrafi, dysheme, sfonde të pikturuara, stampa mbi çdo lloj materiali, truket dhe efektet speciale, stenda, automata të radiokomanduara, arredime, kostume teatrale dhe
portrete hiper-realiste.

TiranaObserver

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here