Ndërkohë që ka provokuar një debat të fortë mbas intervistës së saj në lidhje me homoseksualitetin e ish- të dashurit, Seldit, duket se Domenika ka vijuar e qetë punët e saj.

Mesa duket, gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë e përqendruar tek një vend i ri pune, të cilin tashmë e ka gjetur. Ka vetëm pak ditë që Domenika ka filluar punë në “Top Albania Radio” tek programi i paradites “Summer Time”.

Domenika bën lidhje direkte dhe punon në terren, punë që prej tre vitesh e bën edhe Romina, ish- konkurrente e “Big Brother 1”. Mesa duket në këtë mënyrë Domenika ka vendosur përfundimisht rikthimin e saj në Shqipëri pas shumë vitesh qëndrimi në Itali.

Thuhet që ky nuk do të jetë i vetmi angazhim i saj në “Top Media”, pasi pak më vonë kur të fillojë sezoni i ri në “Top Channel” ajo do të ketë edhe mundësi të tjera pune aty, mbase dhe si pjesë e stafit në “Big Brother 4”.

1 Koment

  1. urime domenika do te doja qe te filloje pun ne bib brother 4 se kam shumm deshire te te shoh pra se je shumm e mir nga kristina pucc shumm

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here