Doktori telefonoi per ndihme nje ore me voneseDoktori i vene ne qender te akuzave per vdekjen e Michael Jackson, Conrad Murray, nuk e ka telefonuar menjehere ndihmen e shpejte ne momentin qe Jacko po jepte shpirt.

Ai ka pritur nje ore per te telefonuar dhe kjo ndoshta ka rezultuar fatale per kengetarin. Sipas disa dokumentave te publikuara ne Las Vegas, mjeku personal e kreu telefonaten ne oren 12:22, me shume se nje ore pasi konstatoi se Michael nuk merrte me fryme.

Pak me pare Murray i kishte dhene mbretit te pop-it qetesuesin propofol qe mendohet se eshte edhe pergjegjesi kryesor per vdekjen e tij.

Vdekja e Jackson u certifikua ne oren 14:26 ne Qendren Mjekesore Universitare te Kalifornise. /tch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here