Aktori Hugh Laurie braktisi premierën e filmit “The Oranges”, në të cilin luan edhe vetë, sepse nuk filloi me kohë. Ylli më vonë u mbrojt duke u justifikuar se ishte lodhur, por nuk u shfaq as në ndenjjen pas projeksionit.Ylli i serisë “Doctor House” është mërzitur duke pritur për të filluar projeksioni në New York, i cili u shty për shkak se aktorët ishin duke u fotografuar.

Kur regjisori i filmit “The Oranges” duhet të mbante fjalën e hapjes, Hugh Laurie ka lënë papritmas sallën.

Zëdhënësi i aktorit më vonë shpjegoi se Laurie nuk shkoi, se ishte i padurueshëm, por për shkak se ishte i lodhur.

“Gjatë tërë ditës ishte nëpër konferenca për shtyp dhe ishte mysafir i disa emisioneve. Ai nuk kishte mundësi që të hante dhe të pushonte,” tha zëdhënësi, citon e përditshmja britanike “Daily Mail”.

Në “The Oranges” Laurie luan rolin e një babai që ka aferë seksuale me vajzën e mikut më të mirë të familjes së tij, ndërsa në këtë krijimtari filmike me regji të Julian Farinos do të mund të shohim edhe aktorët Leighton Meester dhe Catherine Keener.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here