Hekuran Krasniqi është “mobilizuar” mirë për festimin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Pak kohë më parë ai ka lansuar një këngë të kushtuar Çamërisë, në bashkëpunim me këngëtaren e mirënjohur shqiptare Poni dhe rep këngëtarin Gold Ag. Por kjo nuk është e gjitha.

Ai në një prononcim për indeksonline.net tha se ka realizuar një këngë me klip që pikërisht flet për këtë ditë të madhe kombëtare.

“Jemi në prag të festës së 100 vjetorit të shtetësisë së Shqiperise dhe unë kam përgaditur një këngë me klip dedikuar 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, me tekst dhe regji nga Imer Veliu , muzika dhe orkestrimi nga unë, audio video production by Heki”.
Ai gjithashtu përmendi edhe ata të cilët kanë dhënë kontribut në këtë klip, ku ai ka përfshirë edhe ish ushtarë të UÇK-së, nga njësiti i arbërisë etj.
“Vendi i xhirimit është në fshatin Kukaj në Etno teatër dhe gjithashtu një falenderim special shkonë
për profesorin e nderuar, regjisorin Fadil Hysaj që na ka mundësuar të shfrytëzojmë hapësirat e Etno teatrit”, shtoi Hekurani.

Gjatë kësaj sezone Hekurani tha për indeksonline.net se është shumë i angazhuar me koncerte e dasma. Por gjithsesi se edhe puna në studio po i merr një pjesë të madhe të kohës.
“Këtë sezonë verore jemi të angazhuar në maksimum me koncerte, dasma dhe punë të ndryshme në studion time “By Heki”, ku po realizojmë këngë për veten dhe të tjerët. gjithashtu edhe videoklipet janë pjesë e audiovideoproduksionit tim dhe deri më tanu jam shumë i kënaqur me punën që kemi bërë, pasi që orientimi im dhe i ekipës është që të jemi sa më të pranishëm në publik”.
Deri më tani nga ky produksion kanë dalë emra të ri të skenës muzikore si Adelina Hasani, Niki,, Astrit Halitaj etj.
Sa i përket pushimeve Hekurani tha se ka menduar por ka vendosur të mos largohet shumë nga puna.
“Do të shkojë pa dyshim sa më afër vendit të punës, në plazhet shqiptare, në Durrës e lartë ose nga Ulqini”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here