Eshtë një nga superyjet e Anglisë, një prezencë fikse në tabloide dhe në ëebsitet e thashethemeve, ku dallohet më shumë mbi të gjitha për bukurinë dhe pamjen glamour, sesa për zanatin e saj prej popstar-i.

Këtë herë Cheryl Cole ka arritur të nervozojë së tepërmi fansat e saj. Në tour-in e ri, ajo ka nxjerrë në shitje edhe një paketë që përfshin, përvec koncertit, një takim të shpejtë në dhomë me të dhe një autograf, me cmimin e ekzagjeruar prej 350 stërlinash.

Kështu në Twitter kanë filluar protestat e fansave dhe gjithashtu komentet e tyre. Njëri prej tyre psh shkruan: ’Nuk paguaj 10 stërlina për Babagjyshin e Vitit të Ri’, imagjino të paguaj 350 për ty’.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here