Davide është një balerin italian që ka ardhur në Shqipëri për të qenë pjesë e spektaklit “Dancing with the stars”. Një sfidë mes vipash shqiptarë ka filluar 5 javë më parë dhe do të zgjasë për 12 javë.

Davide, si balerin profesionist kishte si partnere gazetaren dhe spikeren e lajmeve në “Vizion Plus”, Jonida Shehu. Pas pesë javësh konkurrim, mbrëmjen e së enjtes, Jonida dhe Davide janë skulifikuar nga loja, duke hequr në këtë mënyrë dorë përfundimisht nga fitimi i shumës për 50 mijë euro që është vendosur për personin Vip që do të marrë vendin e parë. Në një intervistë për Sh2-in, Davide Zongoli tregon për pritjen e tij në Shqipëri, punën si balerin dhe për vajzat shqiptare.

Si jeni pritur në Shqipëri, Davide?
Mirë, shumë mirë. Të gjithë shqiptarët më kanë pritur mirë dhe janë treguar shumë të sjellshëm me mua.

Kur keni ardhur në Shqipëri?
Kam mbërritur këtu në 2 nëntor të 2009-ës. Në fillim më ka kontaktuar Ardi Asllini, dukë më bërë ftesën që të merrja pjesë në “Dancing with the stars” këtu në Shqipëri. Na ishte thënë që do të fillonte në nëntor, por pati një shtyrje dhe filloi pesë javë më parë. Dhe tani kam katër muaj që jetoj në Shqipëri.

Ju jeni një balerin profesionist, çfarë keni bërë në Itali?
Si fillim kam qenë balerin teatri, pastaj kam marrë pjesë në disa programe televizive në Rai4 apo Rai2, më pas duke u rritur profesionalisht detyrat si balerin ishin edhe më të vështira. Në Itali kam punuar edhe me Pipo Baudon, kam qenë edhe te Miss Italia. Më pas kam punuar në teatrin e Madridit.

Keni filluar të punoni herët?
Po, në Itali fillojmë të punojmë që në moshë të re, aq më tepër profesioni i balerinit kërkon që ti të fillosh të punosh herët, nëse do që të mbijetosh në këtë zanat. Në fillim kam nisur me dansing kontemporan, pastaj me atë modern, pop, kam vallëzuar në ajër. Fatmirësisht, në Itali nuk rri asnjëherë pa bërë asgjë, jam shkëputur prej andej në këto momente, sepse doja një eksperiencë të re. Por, edhe pse jo që të vija në një vend të huaj, të shihja një kulturë ndryshe dhe të punoja me njerëz të tjerë.

Çfarë ju kishin thënë, para se të vinit në Shqipëri, për këtë vend?
Falë reputacionit të kolegëve shqiptarë balerinë që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri, imazhi për këtë vend nuk është më ai i pari. Në fillim nuk është se kishte ndonjë opinion të mirë për shqiptarët. Unë vetë jam nga Brindisi dhe i kam parë shqiptarët që zbarkonin me anije në bregdetin tonë. Por, me kohën, Italia mësoi dhe të njohë Shqipërinë. Sigurisht që kur unë thash në Itali që do të shkoj të punoj në Shqipëri, të gjithë hapën sytë dhe më thanë; ata vijnë punojnë këtu, ti do shkosh atje. Po, sigurisht, i thashë, që mund të shkojmë ne tani të punojnë në Shqipëri, nuk ka asgjë të keqe.

Në spektaklin “Dancing with the stars” patët për krah një vajzë gazetare që nuk ishte balerinë, por që duhej të bëhej balerinë, si u ndjetë?
Jonida ishte një zbulim për mua. Kur më thanë se do të kërceja me një gazetare, thashë me vete; mos, gazetaret nuk kanë të bëjnë fare me botën e spektaklit, sepse nuk vallëzojnë, nuk këndojnë, nuk recitojnë, nuk sfilojnë. Kështu që duhet të fillonim gjithçka nga zero. Në fillim patëm pak vështirësi, por, Jonida është një vajzë shumë inteligjente, është një njeri që impenjohet në maksimum në atë që bën dhe mundohet ta realizojë mirë. Por, gjithashtu është shumë simpatike dhe e ëmbël. Tek Jonida gjeta një mikeshë shumë të mirë.

Ka pasur momente grindjesh mes jush?
Si në të gjitha marrëdhëniet e punës dhe ne nuk do të bënim përjashtim. Sigurisht që ka pasur momente, por ka ndodhur vetëm një herë që ne u grindëm dhe patëm mosmarrëveshje, por, kjo është normale. Gjatë punës mund të ndodhë, stresi, provat, kështu që nuk janë shumë të rëndësishme ato grindje.

Si reagonte juria për mosmarrëveshjet tuaja?
Juria ka për detyrë të gjykojë mënyrën se si ne kërcejmë. Ata duhet të jenë jashtë asaj çfarë ndodh me ne në prova. Ata duhet të na vlerësojnë për atë që japim në skenë. Këtu dua të them që në spektaklin e së enjtes, Jonida u tregua absolutisht shumë e zonja.

Cila mendoni se ishte arsyeja që ju u skualifikuat?
Sepse juria nuk na dha pikët e duhura dhe sepse votimi i publikut nuk ka favorizoi. Juria nuk i dha pikët e duhura kërcimit që bëri Jonida. Dhe shkaku që ne sot jemi në shtëpi është se nuk na vlerësuan aq sa duhet.

Përveç gjykimit, cilin nga anëtarët e jurisë mendoni se është më simpatik?
Po, Iva ka qenë gjithmonë e mirë me Jonidën, sepse e kishte kolege. Çani është Çani dhe nuk ke çfarë i thua. Nuk mund të kapesh më të më mënyrën e të sjellurit. Iliri, përfaqëson programin në një farë mënyre, sepse është profesionisti. Iliri duhet të jetë objektiv dhe duhet të jap atë që Vip-i meriton. Ka një rol shumë të rëndësishëm në juri.

Si të duken vajzat shqiptare?
Shumë simpatike, më kanë komplimentuar në çdo vend. Dhe i falënderoj të gjithë për mbështetjen. Ka pasur disa vajza që më kanë tërhequr vëmendje, është një vajzë, të cilën e pëlqej, por për momentin ende nuk mund të them gjë. Unë jam beqar, kështu që…

Do martoheshe me një vajzë shqiptare?
Nëse do ta dashuroja, pse jo…/shekulli/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here